Një 31-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën nga Covid-19.
Ora News mëson se i riu prej disa ditësh ishte i shtruar në një nga spitalet Covid në Tiranë por nuk mundi të mbijetonte.
Sipas burimeve ai nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë raportoi për rritje të numrit të vdekjeve dhe shtrimeve në spitalet Covid, ndërsa patëm një rënie të numrit të infektimeve me 801 raste të reja në 3842 testime të kryera.