Shqipëria vijon rrugën drejt përmirësimit të situatës me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin nuk është shënuar asnjë viktimë ndërsa nga 3593 testime janë infektuar vetëm dy persona. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 1 rast në Tiranë, 1 rast në Lezhë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (5 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 29
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,593
Testime totale 736,591
Raste pozitive 132,374
Raste të shëruara 129,627
Raste Aktive 296
Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 80
Shkodër 60
Korçë 41
Berat 35
Lezhë 25
Elbasan 18
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 4
Kukës 4
Fier 4
Dibër 3
/abcnews.al/