Cristiano Ronaldo është pronar i orës më të shtrenjtë në histori

0
197

Futbollisti, Cristiano Ronaldo është njëri nga të paktët në botë që zotëron orën më të shtrenjtë ‘Rolex” në histori.

Sulmuesi i skuadrës italiane, Juventus, u shfaq në “Dubai Globe Soccer Awards” në janar të vitit të kaluar i veshur me një “Ice Ice Maste Rolex”

Do t’i ketë dhënë fituesit të pesë herë Topit të Artë një shumë të majme rreth 450 mijë euro falë orës që përbëhej nga ari i bardhë 18 karat.

Përveç kësaj, 30 karat diamantë të bardhë janë përfshirë gjithashtu në të gjithë byzylykun dhe kornizën.

Vetëm një numër i zgjedhur i klientëve kanë orën e cila përshkruhet si ‘Një shkrirje perfekte e luksit ekstravagant dhe inovacionit teknologjik’ nga Bob’s Watches .

Gjatë vitit të kaluar u zbulua nga “The Sun” se Ronaldo ishte bërë miliarderi i parë i futbollit në 2020.

36-vjeçari, i cili u emërua futbollisti më i paguar në planet, sipas revistës “Forbes” , ishte gjithashtu atleti me fitimin më të lartë pasi përmes rrjetit social “Instagram” grumbulloi mbi 2 milionë euro.

Me një total prej mbi 400 milion ndjekësish në të gjitha platformat e mediave sociale, si dhe pagën dhe shpërblimin e tij vjetor 65 milion dollarë në klubin aktual Juventus, Ronaldo mbetet një nga atletët më të paguar në sport.

Ronaldo grumbulloi mbi 100 milionë euro në përgjithësi për vitin 2020, i cili përfshinte rreth 40 milionë euro nga Nike, Altice, Herbalife dhe marka e tij CR7, dhe bëri rreth 1 milion euro më shumë se rivali i tij për një kohë të gjatë Messi .

Por në 2021, kapiteni i Portugalisë humbi të bëhej atleti më i paguar në planet pasi Conor McGregor u rendit në vend të parë.