Cristiano Ronaldo zotëron orën më të shtrenjtë të markës “Rolex” në histori

0
276

Ylli i famshëm, futbollisti Cristiano Ronaldo është një nga disa të zgjedhurit në botë që zotëron orën më të shtrenjtë të markës “Rolex” në histori.

Superylli i Juventusit u shfaq në “Dubai Globe Soccer Awards” përsëri në janar me orën Master Ice Rolex GMT në dorë.

Vlera e kësaj ore mendohet të jetë rreth 371,000 funte (afro 410 mijë euro) dhe është e ndërtuar nga ari i bardhë 18 karat, shkruan SportBible.

30 karatë diamante të bardha janë gjithashtu të përfshira në të gjithë mbështjellësin e saj.

Vetëm një numër i zgjedhur i klientëve zotëron orën e cila përshkruhet si “Një shkrirje e përsosur e luksit ekstravagant dhe inovacionit teknologjik” nga Bob’s Watches.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji nga mediumi britanik The Sun,  Ronaldo u bë miliarderi i parë i futbollit ndonjëherë në vitin 2020.

Real News