Ç’tensionohen marrëdhëniet, Putin pas takimit me Biden: Do të rikthejmë diplomatët e dëbuar

0
157

Presidenti rus Vladimir Putin po mban një konferencë për shtyp  në Gjenevë pas takimit të tij me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.

Në samitin, i cili është planifikuar të jetë pjesa e fundit e udhëtimit të Biden në Evropë, dy presidentët diskutuan çështjet kryesore në marrëdhëniet dypalëshe dhe temat për agjendën ndërkombëtare.

Takimi që zgjati tre orë e gjysmë në Gjenevë duket se ka sjellë produkt pozitiv në marrëdhëniet mes dy superfuqive të botës, shkruan abcnews.al.