Çfarë mund të marrë dhuratë për Krishtlindje një grua që i ka të gjitha? Një kopje surreale e trurit në formë skulpture!
Ka të ngjarë të jetë kjo dhurata më unike për Kim Kardashian.
Kim tregoi dhuratën e saj për ndjekësit në Instagram, duke e vendosur në banak në shtëpinë e saj dhe dukej e mahnitur në skulpturën mbresëlënëse të argjendit.
“Shumë e lezetshme. Dhuratë për Krishtlindje nga Prenuvo”, shkroi Kim.
“Kjo është një video e plotë e trurit tim në një ekran dhe shpjegon gjithçka rreth tij. Dhe unë jam shumë mirënjohëse.”
43-vjeçarja ka punuar më parë me Prenuvo, pasi i është nënshtruar një skanimi të plotë të trupit me kompaninë në një procedurë që kushton 2,499 dollarë.