Çudia “Hotolisht” në Librazhd! Protestuan 5 muaj kundër qeverisë por votuan si fshat për PS!

0
2

Çuditë e pikëpyetjet ndodht të shoqërojnë çdo palë zgjedhje . Nga historia dijmë se shumë qytetarë e banorë në fshatra ankohen 4 vite rresht e më pas ditën e zgjedhjeve ndodh që votën tja japin sërisht atyre për të cilët ankohen.

Por çudia më e madhe e këtyre zgjedhjeve në Elbasan ishin banorët e fshatit Jotolisht të bashkisë së Librazhdit! Të gjithë shqiptarët u solidarizuan me protestat që zhvilluan çdo javë bënorët e këtij fshati. Ata arritën deri aty sa të kërcënonin qeverinë se do të bojkotonin zgjedhjet e 11 majit të gjithë si fshat. Madje për të mbështetur cirkun e tyre bllokuan shumë herë edhe rrugët, në një rast duke vendosur edhe një arkivol si për të treguar se asgjë nuk do ti bënte të tërhiqeshin nga vendimi i tyre.

Mbi 500 banorë firmosën një peticion të dërguar çdo instance në vend por nuk morën asnjë përgjigje.

Kërkuan të diskutonin me zv. Kryeministren Belinda Balluku dhe pritën një takim në të cilin ajo nuk mori pjesë.

Pavarësisht të gjitha injorimeve për kërkesat e tyre, pavarësisht se u betuan se do të mbronin të drejtën e tyre banorët e fshatit Hotolisht rezulton se kanë votuar masivisht më 11 maj dhe rreth 1500 vota kanë shkuar për Partinë Socialiste!

Komentet janë të tepërta pasi rezultati flet vetë por burrat e gratë e Hotolishtit treguan se e meritojnë gjithëçka po ju ndodh!