Çudia në Elbasan, policia “zapton” rrugën dhe parkimin e banorëve

0
1041

Të jesh banor pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit është stres më vete, pasi të kufizohet deri në ndalim hyrja dhe dalja për në banesë, për të mos folur më pas për parkimin e automjetit pranë vendbanimit.

Këtë hall nuk e kanë pak, por dhjetëra familje që banojnë në pallatet dhe ndërtesat private para dhe pranë Drejtorisë së Policisë.

Thuajse në të gjithë hapësirën janë tabelat që të ndalojnë të futesh dhe të parkosh mjetin.

Pushtimi i kësaj hapësire të përbashkët publike nga një institucion shtetëror, qoftë kjo edhe policia, shënon precedentin e parë kur një institucion zapton një sipërfaqe të tillë kaq të madhe për nevojat e veta dhe mjetet personale të punonjësve të policisë.

A2