Në Itali të pavaksinuarit paguajnë 140 euro për të darkuar me persona me Covid, në mënyrë që të infektohen që të mos vaksinohen.
“Në këtë mënyrë ata do të mund t’i shpëtojnë vaksinës”, raporton britanikja “ Daily Mail ”.
Qeveria e Romës ka njoftuar se nga 1 shkurti, vaksinimi kundër Covid do të jetë i detyrueshëm për personat mbi 50 vjeç.
Ata që nuk janë vaksinuar do të thirren të paguajnë gjoba, duke rrezikuar edhe humbjen e vendit të punës.
Në Itali, në certifikatën shëndetësore duhet të shënohet nëse dikush është infektuar me Covid në mënyrë që të përjashtohet nga masat e qeverisë.
“Unë jam duke kërkuar urgjentisht për një rast pozitiv dhe jam i gatshëm të paguaj,” shkruan një mohuese e vaksinës së Covid në internet , tha policia italiane, sipas The Daily Beast