CV-ja e Ministrit të ri të Brendshëm

0
140

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe në vend të tij ka propozuar kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Ballën. 

Rama nuk ka zhgënjyer me këtë vendim, pasi të emëruarit e tij në postin e Ministrit të Brendshëm kanë qënë persona totalisht nën kontrollin e tij dhe me një të kaluar plotë akuza të rënda. I tillë është edhe rasti i Taulant Ballës, i cili gjatë gjitë karrierës së tij si deputet i PS-së është akuzuar nga opozita për një sërë ngjarjesh kriminale dhe lidhje të frikshme me botën e krimit.

Më poshtë po rendisim një pjesë të ‘CV’-së së tij personale:

3 ditë pas arrestimit nga autoritetet greke të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Taulant Balla u detyrua të pranojë atë që e dinë të gjithë: se ai ka miqësi familjare me ish anëtarin e bandës më të pamëshirshme në Shqipëri, që është i dënuar në Itali me 21 vjet burg si trafikant i rrezikshëm droge dhe është shndërruar nga Rilindja në një biznesmen të fuqishëm ndërtimi,’  21 gusht 2018

“Prej gati një jave Partia Demokratike ka sjellë prova, të bazuar në dokumenta zyrtarë se trafikanti I drogës, Edmond Bego, u shndërrua në biznesmnen të fuqishëm pas miqësisë familjare që lidhi me Taulant Ballën.

• 10 milionë euro të përfituar nga punimet në rrugën Tiranë Elbasan
• 1 miliard lekët për ndërtimin e nënstacionit të Librazhdit
• 3 miliardë lekët në disa punë të tjera publike kryesisht në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan

Pra, rreth 14 milionë euro nga buxheti i shtetit janë fakte të mjaftueshme që prokuroria të nisë kryesisht hetimin për të provuar se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, taulant Balla ka bërë rolin e sekserit për shumëfishimin e pasurisë së trafikantit të drogës, kompania e të cilit, para miqësisë familjarëe me Taulant Ballën, ishte në prag falimenti dhe 2 herë nën sekuestro”, në 24 gusht 2018.

Kompania “Beton Ekspres” në pronësi të biznesmenit Edmond Bego është sekuestruar nga Përmarimi. Prej një viti kompania në fjalë refuzonte të paguante një gjobë prej 20 milionë lekë të vendosur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Edmond Bego, është cilësuar shpesh dhe si mik i ngushtë i politikanit socialist Taulant Balla.
Më herët, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka lëshuar Urdhrin e Ekzekutimit në bazë të të cilit kompania e Mond Begos detyrohet të paguajë një gjobë prej 20 milionë lekë të vjetra, shkruante Syri.net në 25 nëntor 2021.
Në Maj të vitit 2020, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur ‘Beton Ekspres’. Sipas të dhënave zyrtare, kjo gjobë nuk është ankimuar nga subjekti tregtar, ndërkohë që ai ka refuzuar për të kryer pagesën.

Por Taulant Balla do të vijonte rritjen e fuqisë së tij brenda socialistëve duke emëruar baxhanakun e tij si drejtues të PS-së në Lushnjë.

syri