Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dafina Zeqiri, është bërë nënë për herë të parë, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e bukur përmes një postimi në Instagram.
Dafina ka publikuar këmbët e vogla të të birit, ku fansat u bënë kuriozë për emrin e veçantë që ajo dhe bashkëshorti i saj kishin zgjedhur për djalin:Daskan.
Bashkëshorti i këngëtares, Kreshnik Gjergji, ka sqaruar në një koment kuptimin e këtij emri të të birit, duke treguar historin.
“Daskan – Emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor. Daskan është emër – është krenari, është gjak ilir”, shkruan ai.
