Dafina Zeqiri sapo ju ka hedhur një thumb kolegeve të saj dhe duket se disa prej tyre nuk do ju pëlqej aspak. Këngëtarja ka postuar në Instagram një seri fotosh të saj, duke zbuluar “fytyrën e vërtetë” të disa prej artisteve femra.
“Jam e lodhur nga ato femra që pretendojnë se janë feministe, bërtasin për ndihmë. Dhe kur ju hap një derë? Ato të kthehen kundër dhe madje edhe përpiqen… është shumë për të qeshur… ato përpiqen të të bëjnë ‘diss’ ty”, ka shkruar Dafina.
Më tej ajo ju ka dhënë një këshillë të gjitha vajzave, duke treguar se jo çdokush që do ndihmojnë në jetë do ua kthejë me të njëjtën mënyrë. Megjithatë sipas eksperiencës së saj, Dafina thotë se Karma (what goes around comes around) vepron gjithmonë dhe nxjerr në shesh të vërtetën.
“Do të kem gjithmonë mbështetjen e vajzave të mia! Vajza jini vigjilente! Jo çdokush që ndihmoni është njeri i mirë! Karma ka një mënyrë shumë qeshararke për të zbuluar të vërtetën… Ti e di se kush je!”, ka shkruar këngëtarja, duke nënkuptuar se kujt i djegin fjalët e saj le t’i mbajnë.
Fax