Daja i Endri Shabanit nuk heq dorë, Zeqir Kordhoni i kërkon KAS të mos njohë dorëheqjet e listës së mbyllur

0
2

Daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni i kërkon KAS të mos njohë dorëheqjet e listës së mbyllur.

Sipas kërkesës së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, Kordhoni kërkon që të hetohen firmat.

Ndonëse KQZ i dha mandatin Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt, Zeqiri që pretendonte më herët karrigen në parlament, thotë se duhet të shpallen të pavlefshme dorëheqjet nga mandati, me arsyetimin e bazuar në nënin 164 të Kodit Zgjedhor, se “një dorëheqje nga mandati është e vlefshme vetëm pasi kandidati e ka fituar dhe marrë zyrtarisht mandatin. Dorëheqjet e dhëna paraprakisht (pra përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar dhe marrjes së mandatit) nuk gëzojnë asnjë bazë ligjore dhe bien ndesh me parimet themelore të së drejtës zgjedhore.”