Dajaku nuk justifikohet por as gjykimi nga ATA që vrasin natën e qajnë ditën.

0
140

Nga Erion Murataj

S’ka dyshim që ngjarja e Fushë Krujës nuk është aspak model i një shoqërie të shëndoshë.
Për mua aty ka vend për zbardhje dhe hetim të ngjarjes plotësisht, madje dhe për arsyen pse protesta e viteve më parë u shua befas.
Harbutëria e pushtetit të një individi mund të degradojë në atë skenë të shëmtuar e fundja të panderët e politikes i kanë dashur të tillë ATA njerëz pa i kanë lënë.

Natyra e tyre e dhumshme e ushqyer me pushtet dhe sulme morale politike nga te pa moralët e politikës dhe një shoqërie infantile s’do mend që skenë të tillë do prodhonte .
Por…!
Mbi çdo pikëpamje ajo që ndodhi s’ka asnjë justifikim , ajo është pasqyra ku të panderët e politikës shihen e u duket vetja të fortë.
Flliqësirat e politikës që nxitojnë të lëshojnë e lincojne bedelët e tyre sa herë këta të fundit kalojnë cakun për hallet e tyre dhe jo të politikës duhet të marr fund.
Atyre do kujtuar se disa njerëz e kanë kuptuar tashmë që përdorja e bedelëve për të vrarë natën që të panderët e politikës të shkojnë të qajnë ditën duhet të marr fund jo me lincim bedelësh por me zhdukje të panderësh .
Sa për aktet kriminale dua ti kujtoj ligjzbatuesve se detyrë parësore kanë parandalimin jo gjoja zbardhjen , pordhet me rigon për fasadë mediatike me dorëheqje e shkarkime na i kurseni se është kohë vape e s’mbajmë dot.