Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë që u regjistrua sot në bashkinë e Veut të Dejës, ku 27-vjeçari Gjin Ndoji u gjet i vrarë në rrugë me një plumb në kokë.
Sipas “News24” dyshohet se ai është ekzekutuar për gjakmarrje, pasi viktima rezulton me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit
Trupi i të riut u gjet pak metra larg mjetit të tij, tip “BMW”, që e kishte marrë me qira para disa ditësh.
Në vendngjarje policia gjeti katër gëzhoja kallashnikovi, ndërsa rreth një kilometër larg u gjet një automjet i shkrumbuar, që dyshohet se është përdorur nga autori, apo autorët.
Policia ka rrethuar zonën dhe po heton për ngjarjen.