Dalin FOTOT e vrasësve të dyshuar të Edmond Papës, Veli dhe Bode në shoqërinë e njëri-tjetrit

0
199

Albano Veli dhe Edvin Bode, akuzohen nga Prokuroria e Tiranës si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Edmond Papa në zonën e Selitës, pasditen e 16 dhjetorit 2022. Veli është arrestuar sapo ka zbritur në Rinas, ndërkohë Bode është shpallur në kërkim.

Këta dy shtetas, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe ekzekutuar biznesmenin Papa. Shkak paraprakisht dyshohet të jetë bërë vrasja e shokut të tyre, Aleksandër Sadikaj, pasditen e 11 qershorit në Tiranë.

Siç shihet dhe nga fotot, Albano Veli dhe Edvin Bode, i njohur dhe me emrin e dytë Andrew Bode, kanë qenë shok të ngushtë me Aleksandër Sadikaj. Hetuesit dyshojnë se vrasja në zonën e Selitës ka ndodhur pikërisht si hakmarrje për ekzekutimin me bombë të Sadikaj.

Më herët, është raportuar se Edmond Papa dhe Aleksandër Sadikaj ishin takuar verën e vitit 2022 në hotelin që Papa kishte në Sarandë. Të dy kanë debatuar për ngarkesë të madhe droge, e cila i përkiste Edmond Papës, dhe ky i fundit nuk ishte shlyer nga personat që e kishin marrë.

Viktima Aleksandër Sadikaj / Foto nga vendngjarja
Viktima Aleksandër Sadikaj / Foto nga vendngjarja

Disa ditë pas debatit në hotelin e Papës në Sarandë, i riu Aleksandër Sadikaj u vra me atentat me bombë. Makina e tij shpërtheu në afërsi të rrethrrotullimit të TEG dhe 26 vjeçari u gjymtua, por ishte ende gjallë. Ai u dërgua me makina të rastit në spital por ndërroi jetë nga hemoragjia.