Dalin fotot si u dashurua Macron me mësuesen 25 vite më të madhe

0
382

Si u njohën çifti presidencial i Francës?

Kurioziteti i njerëzve ka qenë mjaft i madh për sa i përket lidhjes së Presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte Trogneux.

Diferenca e madhe në moshë mes Brigitte dhe tij, 25 vite më e madhe se presidenti, ka qenë gjithmonë një temë diskutimi në shtypin rozë.

Historia e njohjes mes tyre është mjaft interesante.

Macron ishte 15 vjeç kur u njoh për herë të parë me gruan e tij të tanishme, ai ishte nxënës i Briggite dhe kishte në klasë vajzën e Briggite nga martesa e parë e saj.

Zonja Trogneux është më e vogla e gjashtë fëmijëve, e ardhur nga një familje e pasur franceze që zotëron një kompani të prodhimit të çokollatës. Në qershor të vitit 1974 Trogneux u martua me bankierin Andre Louis Auziere me të cilin pati tre fëmijë.

Këto fakte janë zbuluar nga shkrimtarja Anne Fulda, e cila po shkruan për autobiografinë e Briggite dhe Macron. Madje shkrimtarja shkruan se Briggite ishte ende e martuar me babain e tre fëmijëve të saj kur nisi lidhjen me Macron.

Ndërkohë, prindërit e Macron ishin tronditur morën vesh se djali i tyre ishte lidhur me mësuesen e tij shumë më të madhe dhe për këtë arsye e transferuan me studime në Paris.

Mamaja e Macron asokohe i kishte thënë Briggite:

“Ti e bëre jetën tënde, por djali ynë nuk mund të ketë fëmijë me ty.”

Sipas biografisë, të dy prindërit e Macron i kishin kërkuar Briggite që të qëndronte larg djalit të tyre derisa ai të mbushte 18 vjeç.

Dhe po, ata pritën dhe koha nuk e shuajti dashurinë e tyre, pasi Macron dhe Briggite u martuan në vitin 2007, pak kohë pasi ajo ishte divorcuar me Andre Louis Auziere.

Macron dhe Briggite janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë në çdo dalje të tyre publike.

Fakt interesant është se djali i madh i Briggite nga martesa e parë është dy vite më i madh se Presidenti Macron.

 

Emanuel Macron në moshën 10 vjeçare dhe Brigitte në moshën 35 vjecare

 

Real News