Dalin pamjet e ekzekutimit të 41-vjeçarit në Vlorë, momentet kur autorët pasi e qëllojnë me breshëri largohen me vrap

0
255

Kanë dalë pamjet e atentatit ndaj Laert Kekës.

Gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj ka siguruar momentin e atentatit ndaj Kekës, nga kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

41-vjeçari u ekzektua mbrëmë në Vlorë, pranë bibliotekës së qytetit. Nga pamjet duken 4 persona, që pasi e kanë vrarë me armë largohen me shpejtësi. Ndaj tij u përdorën dy armë zjarri: kallashnikov dhe pistoletë.

Për shkak të errësirës është i vështirë identifikimi i autorëve. Policia deri më tani ka marrë në pyetje 30 persona, përfshirë edhe familjarë dhe miq të viktimës.

Laert Keka dyshohet se u ekzekutua për shkaqe hasmërie. Në fillim të viteve 2000 ai kishte rrëmbyer një kambist bashkë me disa persona të tjerë dhe më pas e kanë vrarë.