Një grua shtatzënë rreth 30 vjeçe është përplasur nga një automjet tip Benz, i cili ka humbur kontrollin dhe është ngjitur në trotuar.
Në videon e mëposhtme duket gruaja e shtrirë në trotuar dhe kalimtarët që përpiqen t’i japin ndihmën e parë.
Mësohet se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e goditjes së marrë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa shoferi i Benzit, një 19 vjeçar, është shoqeruar ne Polici.
Njoftimi i Policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)