Dalin pamjet, helikopterët ukrainas fluturojnë rrafsh me tokën, sulmojnë Rusinë brenda territorit të saj dhe rikthehen në bazë

0
176

Forcat ukrainase kanë kryer një ndër misionet më të pamundura mëngjesin e sotëm duke dërguar dy helikopterë të armatosur 40 kilometra në brendësi të territorit rus, të cilët hodhën bombat dhe u rikthyen në bazë pranë Kharkivit.

Sëfundmi në rrjetet sociale dhe mediat e huaja kanë dalë pamjet e sulmit mbi një rafineri gjigante nafte në Belgorod, e cila shpërtheu e gjitha në flakë pas raketave të lëshuara nga dy helikopterë Mi-24, raporton abcnews.al.

 

Pas sulmit ata u larguan të qetë në drejtim të Ukrainës duke fluturuar shumë ulët me qëllim që të mos kapeshin nga radarët si edhe të mos sulmoheshin dot me sisteme raketore anti-ajrore.

Është e çuditshme se ka ndodhur e gjithë kjo pasi Rusia ka sisteme të avancuara radarësh, ndërkohë që Kharkivi është i rrethuar nga rusët dhe për më tepër, helikopterët u futën disa dhjetra kilometra në brendësi të territorit të tyre.

Kjo është hera e parë që ukrainasit fusin helikopterë apo avionë në territorin rus, ndërsa më parë kanë sulmuar me raketa një bazë ajrore në Rostov. /abcnews.al