Dalin pamjet nga arrestimi i Astrit Avdylit në Shijak, shtëpia e rrethuar nga efektivët

0
54

Dalin pamjet nga arrestimi Astrit Avdylit në banesë e tij në Shijak.

Pas rreth një muaji në arrati ku i shpëtoi operacionit ‘Revanshi’, bie në pranga Astrit Avdyli. Sipas informacioneve mësohet se 48-vjeçari është arrestuar në banesën e tij në Shijak gjatë një operacioni policor.

Në momentin e ndalimit Astrit Avdyli i njohur edhe me nofkën “Niçja”, ishte i armatosur.

Ai rezulton në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami, kryer ne formë të veçante te bashkëpunimit, ate te grupit te strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje ne grup te strukturuar.

“Vijon operacioni policor i koduar “Revanshi”. Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea. Operacioni në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapet dhe vihet në pranga shtetasi Astrit Avdylaj 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”. Operacioni “Revanshi” vijon”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/