Ylli amerikan i muzikës pop Madonna ka vijuar mbrëme maratonën e festimeve të ditëlindjes së 63-të, duke kënduar e kërcyer, në një formë për t’u pasur zili.
Me fëmijët, të dashurin 27 vjeçar dhe miqtë të tjerë, Madonna ka pasqyruar në llogarinë e saj në Instagram një itinerar të plotë të harbimit: Një mbrëmje në Ostuni, në tavernën Casa San Giacomo, ku vera dhe ushqimi shoqëroheshin me muzikën ‘live’ të grupit Terraross (që po i shërbenin këngëtares edhe gjatë pushimeve në Puglia).
Në pamje Madonna shihet që merr në dorë një dajre dhe nis të këndojë e të kërcejë.
Entuziazmi i të gjithë të pranishmëve ndiqet kur grupi nis të këndojë vallen tradicionale “Bella ciao”, që lidhet me idenë e rezistencës, dhe më pas me këngën e famshme “Nel blu dipinto di blu” nga Domenico Modugno.
Maddona shihet duke u mbajtur në krahë fillimisht nga i fejuari Ahlamalik Ëilliams, dhe më pas nga i biri 21 vjecar Roço.
Madonna kthehet për herë të tretë në Puglia sipas mediave italiane, teksa kësaj radhe mori dhe trenin historik turistik që çoi grupin e saj nga Savelletri di Fasano, në Salento, me një ndalesë në qendrën historike të Leçe.