Dallimi mes Ramës dhe të tjerëve.

0
81

Nga Erion Murataj!

Analiza bëhet e ftohtë pikërisht kur suksesi është i nxehtë.
E pra show populist i Ramës në Athinë tregon sëpaku tre fakte!
Fakte mbi të cilat kushdo që kërkon një panoramë ndryshe nga e Ramës duhet ti kthej në maket të projektit të betejës kundër tij.
Së pari Edi Rama ka faktuar që diskurin politik e ngre në një nivel ku bashkë ortakët e tij të orgjisë politike 33 vjeçare as nuk mund ta shohin e jo më ta arrijnë.
Se dyti rraketat që Rama hedh në Athinë e bëjnë efektin kolateral në Shqipëri nga ku dhe buron forca dhe kulti i tij i individit.
Kjo gjë jo vetëm që e bën busull politike por i jep imazhin e njeriut që nëpërmjet kultit që krijon tek shtëpia e tij mund të jetë hamshori i disave në Europën pa busull të epokës Putin.
Së treti Edi Rama di të bëj atë që askush se bën.
Lufton armikun me tipare nacionaliste me metoda te rafinuara të populizmit patriotik.
Zhbën totalisht peshën specifike të kundershtarit të brendshëm duke dekurajuar dhe mbështetësit e këtij të fundit .
Në vazhdën e kësaj logjike me mikun tim më të mirë po diskutonim lidhur me të ardhmen politike në Shqipëri referuar panoramës së sipër përshkruar.
Në një moment ky i fundit me thotë:
“Rama e ka nisur nga zero pasi kish prekur fundin madje ulur dhe brekët” .
Pa bërë këtë më tha askush s’do ta rivalizojë. Pikërisht këtë Rama po kërkon të bëj me faktorët e pompuar së fundmi .
Kuptohet që e kundërshtova pasi Rama pasi ti fusi në këtë hulli për të dhënë përshtypjen se ç’bëri ish ortakët Meta, Berisha, Luli do të justifikohet me impotencen e të rinjve të cilët si të kenë marrë shtegun e Ramës do të rrëzohen në kurthet e tij të cilat askush më shumë se Edi Rama nuk i njeh.
Ndaj unë mendoj se një faktor i pa pompuar ndoshta i dal befas nga një frymë lokale do të jepte shpresë për një rival të duhur përball Ramës .
Sa i përket strukturës politike është e qartë që deri sot kulti i krijuar nga Rama në PS ka mbajtur .
Aty dhe kur ja bëjnë “ci” mban pragu njeri tjetrit ditën që bien sirenat e luftës janë në llogore me një brohorime “Parti Edvin”.
E ndërsa polifonia me lahutë e opozitës stonon dhe lufta e thikave vazhdon mes vetes dhe kur armiku kalon kufirin s’ka dyshim që e bën shterpë besimine kujtdo qytetari ndaj ortakëve të Ramës në origjinë e 33 viteve .
Në çdo rast status Quo-ja do të thyhet ditën që kundërshtari i Ramës do dali nga njerëzit dhe jo nga orgjia .
Ai do duhet të ketë parasysh 3 faktet dhe ti shërbej njerzve pa ulur brekët për të fituar vëmendjen e tyre .