Drejtuesi politik I socialistëve për qarkun e Elbasanit është takuar me kryetarët e 7 bashkive të qarkut. Njoftimin e ka ndarë vetë Gjiknuri ne faqen e tij personale ne Facebook.
Postimi I plotë: “Bashkë me kryetarët e Bashkive të Qarkut Elbasan zhvilluam një takim tepër të frytshëm me zv.presidentin e Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore të Greqisë, z. Janakaqis Kristos.
Në fokus të takimit ishte krijimi i një bashkëpunimi të ngushtë dhe ofrimi i eksperiencës për fermerët shqiptarë për implementimin e modelit të Kooperativave Bujqësore të Greqisë në vendin tonë për kultivimin e prodhimeve me standarde europiane dhe krijimin e tregjeve të përbashkëta.
Ramë dakord për ngritjen e një grupi që do marrë eksperiencat e nevojshme në Greqi për t’i implementuar më pas ato në vendin tonë.
Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe statusi i punonjësve sezonal që punojnë në shtetin fqinj dhe mbështetja me programe në bujqësi.
Bashkëpunimi në këtë drejtim, përveçse i shërben fermerëve shqiptarë, i paraprin implementimit të programeve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Greqisë në të ardhmen e afërt kur edhe vendi ynë të jetë pjesë e familjes europiane”./elbasaniflash