Prodhimi i dardhës në fshatit Vidhas të bashkisë së Elbasanit ka qenë e kënaqshme por kur vjen fjala te shitjet të ardhurat janë të ulëta.
Bukurosh Qerri thotë se ky vit është shumë i vështirë pasi ata nuk kanë përfituar asnjë llojë subvencioni nga qeveria shqiptare.
Ai thotë se ka rreth 15 hektarë dhe shpresa për ti shitur të gjitha është e venitur.
“Naftë nuk kemi marrë, kam fut 6 milion lekë. O do iki në Lushnje, ose në Tiranë, ose Elbasan. Nuk ka treg. Edhe kur vinë herë marrim lekë, herë nuk marrim.”
Një tjetër problem për fermerët është edhe mungesa e fuqisë punëtore, çka ia ka vështirësuar edhe më shumë situatën atyre.
“Edhe punëtorët miq e shokë.”
Zona e Vidhasit në qarkun e Elbasanit njihet për kultivimin e kulturave të shumta bujqësore por problemi me sigurimin e tregut dhe mungesa e subvencioneve nga qeveria ka bërë që shumë fermerë të heqin dorë nga bujqësia e ti lënë tokat djerrë.