Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Taulant Balla, ka bërë publike të vërtetën e tij lidhur me deklarata e ish-kryeminsitrit Sali Berisha se ai, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj ishin takuar në një restorant në kryeqytet.
Ai tha se me Bashën nuk ka darkuar kurrë dhe prezenca e tyre në atë ambjent ka qenë një rastësi, duke shtuar se aty ka pasur edhe mbështetës të Foltores.
Balla: Dua të sqaroj që asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në një darkë me zotin Basha. Ajo që është thënë nga Berisha është nëj rishfaqje e 30 viteve të Sali Berishës që vetëm me gënjeshtra, shpifje, mashtrime ka lënë gjithë trashëgiminë e vet politike. Rasti në fjalë ka qenë një vizitë në një familje të një miku që për mua është mik i vyer dhe që kemi rastisur me shumë njerëz të tjerë.
Është e pakuptimtë për Shqipërinë që për një person i shpallur non grata nga SHBA vazhdon dhe merr vëmendje publike në këtë vend. SHBA, shpalljen non grata të Sali Berishës jo vetëm e kanë bërë mbi bazë faktesh por e kanë bërë dhe si një nevojë për të çliruar dhe shpëtuar në radhë të parë PD, por më shumë se kaq Shqipërinë nga gjithë negativiteti i Sali Berishës gjithë këto 30 vite.
Si një politikan që beson shumë te roli i pazëvendësueshëm në dobi të intersasve të vendit te SHBA jo vetëm që e kam përshëndetur prej ditës së parë shpalljen non grata të Sali Berishës por mendoj që institucionet e drejtësisë në këtë vend duhet të bëjnë detyrën e tyre përsa i përket hetimeve ende të papërfunduara apo të paçuara në konkluzione ndaj këtij individi që mendon se vetëm me shpifje, më e rëndë se kaq, me keqpërdorimin për nevoja politike edhe të fatkeqësive familjare në gjithë këto 30 vite të shumë familjeve.
Rasti në fjalë ka qenë një vizitë në një familje të një miku, që për mua është mik i vyer, dhe që kemi rastisur, sigurisht me shumë njerëz të tjerë. Kam rastisur dhe me njerëz që sot janë rreshtuar përkrah foltores së Sali Berishës në atë fatkeqësi familjare. Nekrofilia është diçka që e ka shoqëruar Sali Berishën në këto 30 vite. Zakoni shqiptar e ka që kurrë të mos përdorësh për nevoja politike fatkeqësinë familjare të një familje.
Janë të shumta rastet në këto 30 vite që Sali Berisha kur i është dashur ka mohuar lidhjen familjare në rastin e Gërdecit me persona që kishin humbur jetën në atë tragjedi. Ndërkohë që janë të shumta rastet e tjera familjare që Sali Berisha i ka përdorur mish për top për politikën e tij të ditës.
Unë me Lulzim Bashën jam në një gjyq për shpifje, kam fituar shkallën e parë dhe pres të takohem me Lulzim Bashën në Apel ku jam shumë i sigurt që do të fitoj se e drejta ka qenë me mua dhe në shkallën e parë. I vetmi takim i imi me Lulzim Bashën do të jetë në gjyq për shpifje.
Balla shtoi më tej se me opozitën mbeten në komunikim të vazhdueshëm lidhur me ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore.
Balla: Komunikimi me kryetarin e grupit parlamentar të opozitës është shumë institucional dhe secila prej palëve mbron qëndrimin e grupit të vet parlamentar. Komunikimi për ngritjen e komisioit të posaçëm për reformën zgjedhore ka vazhduar, besoj që është konkludues që sesionin e dytë të ngrihet. Shinat mbi të cilat do ngrihet janë. Reforma zgjedhore duhet të jetë gati shumë kohë më para se zgjedhjet vendore të 2023.