Dashnor Sula i pakënaqur edhe nga partitë e reja, tërhiqet nga koalicioni i Lapajt! Pano Sako për Report Tv: Nuk ramë dakord për gjëra teknike

0
2

Deputeti i PD Dashnor Sula është tërhiqur nga lista e Adriatik Lapajt për kandidatët për deputetë. Sula ishte në listën e kandidatëve për deputet në Elbasan të ‘Nisma Shqipëria Bëhet’.

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, i cili me një lëvizje të minutave të fundit përpara se të dorëzoheshin listat e kandidatëve për deputet iu bashkua koalicionit të Adriatik Lapajt, është tërhequr ditën e sotme.

“Nisma Shqipëria Bëhet” e ka çrregjisstruar deptuetin Sula, i cili renditej i 19-ti në listën e hapur të qarkut të Elbasanit.

Dakordësia për të garuar nën logon e tyre u arrit vetëm pas pakënaqësisë që Sula pati me Sali Berishën për pozicionin e tij në lista.

Lidhur me tërheqjen e Sulës, ka ardhur dhe një reagim nga drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj.

  • “Ka qenë proces. Janë të shumtë ata që kanë shprehur dëshirën për të qenë në listat tona e me të cilët kemi diskutuar si qytetar, por që nuk janë finalizuar për arsye të ndryshme që nisin nga formula e Kodit Zgjedhor e deri te vendimet e strukturave tona që janë të paevitueshme në finale”, tha drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj për Report TV.

Po ashtu, për Report Tv, përfaqësuesi i koalicionit dhe bashkëkryetar i ‘Nismës Thurje’, Pano Soko, nën logon e të cilit do të përfaqësohej Sula thotë se nuk është gjetur dakordësia për çështje teknike, ndonëse ishin diskutuar më herët.