Michele dhe Antonella dy infermierë italianë të cilët u dashuruan në repartin e koronavirusit në Bari i dhuruan dashuri të gjithë botës kur shpërndanë foton e tyre të parë duke u puthur me kostumin special kundër Covid-19.
Çifti i infermierëve u dashurua në repartin e koronavirusit në Bari dhe ditën e Shën Valentinit spitali zgjodhi ata për të dhënë një mesazh shprese përmes fotografisë që i portretizoi së bashku.
“Dashuria lindi në pavion”, shkruhet krahas fotos së çifti.
“Poliklinika më dha atë që të gjithë ëndërrojnë dhe veçanërisht në një periudhë kaq të vështirë për të gjithë”, tha Michele Bonasia, i cili e nisi punën marsin e kaluar në poliklinikë.
(R.G/Faxweb.al)