“Dashuria të bën të çmendur” Will Smith shpërthen në lot pasi goditi me shpullë aktorin në skenën e Oscars

0
149

Will Smith fiton Oscarin e tij të parë për aktorin më të mirë, por vodhi shfaqjen me shpullën e paplanifikuar drejtuar Chris Rock, aktorit të humorit pasi ky bëri shaka me gruan e tij, Jada Pinkett-Smith.

Rock do të tallej me rënien e saj të flokëve, pasi Jada vuan nga një sëmundje, ndaj edhe është detyruar që ta rruajë kokën.

Pak minuta pas sulmit Smith hipi në skenë për të tërhequr çmimin dhe tepër i emocionuar dhe me lot në sy tha:  Jeta imiton artin. Dashuria të bën të çmendur” tha aktori.

“Unë di të bëj atë që ne bëjmë. Duhet të durojmë njerëzit që nuk ju respektojnë, abuzojnë me ju dhe ti duhet të buzëqesësh dhe të thuash: Është në rregull. Dua ti kërkoj ndjesë Akademisë dhe kolegëve të mi. Ky është një moment i bukur dhe nuk po qaj se fitoj një çmim.

Më thonë se dukem si Richard (personazhi i filmit) një baba i çmendur.  Dashuria të bën të çmendur”.

Fjalimin e tij Smith e mbylli duke deklaruar: Te dua Jade.

Fituesi i ri i Oskarit për “King Richard – A Winning Team” mund të arrestohet me deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 100,000 dollarë nëse komediani që u tall me bashkëshorten e tij vendos ta padisë.

Por për tani kam vendosur të mos e bëjë.