Dasma në BBV/ Luizi i këndon, Kiara shpërthen në lot nga emocionet

0
121

Big Brother ka organizuar dje një dasmë për Luizin dhe Kiarën. Dyshja u martuan, madje dhuruan dhe puthjen e parë plot emocione që u përcollën edhe tek publiku që i ndjek nga ekrani.

I ftuar në dasmë ishte këngëtari Altin Shira, i cili pas këngëve të dasmës, këndoi një baladë me Luizin.

Bëhet fjalë për këngën “Më harro”. Teksa Luizi dhe Altinin këndonin, nusja Kiara u përlot dhe kërkoi të ndalonin.

“Mos më bëni më të qaj“, u tha Kiara me lot në sy dhe e buzëqeshur.