Debat për incineratorët, Shehaj: Rama pas një kompanie offshore në Holandë; Rama: Je idiot apo bën?! Replikon dhe Berisha

0
99

Orët e mbrëmjes sollën në Kuvend kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së Sali Berisha.

Në debatin për incineratorët, deputeti Agron Shehaj akuzoi se incineratori i Tiranës është në emër të një personi që është në kërkim.

Ai akuzoi Ramës se qëndron pas një kompanie offshore në Holandë.

Në replikë me të Rama tha se nuk mund të bësh akuza penale pa fakte dhe prova.

Në debat me të u përfshi dhe Berisha, duke folur nga vendi.

Rama: Nxora dilemën time, jeni idiotë apo bëni vetë? Ti thuash tjetrit që është në krye të qeverisë që je i fshehur pas një kompanie offshore në Holandë dhe pastaj të dalësh këtu të bësh një skeç. Nuk mund të zini foltoren e Kuvendit duke thënë se kryeministri fshihet pas një kompanie offshore. Nëse kjo është e vërtetë duhet menjëherë të veprojë drejtësia. Është njësoj si të them unë zoti Shehaj jeni në kërkim ndërkombëtar, por duhet të kem një provë për këtë.  

Përmendët emra që as i njoh dhe as i kam takuar kurrë. Fare. Nuk e kam problem të them që e kam takuar nëse e kam takuar. Ju kuptoj shumë mirë ju që vini dhe bëni akuza ekstreme penale pa fakte sepse i bëji vetë. Ose i keni bërë vetë, ose po të ishit në këtë pozitë do ta kishit bërë. Pra ose bën vetë, ose je idiot! Nuk shoh asnjë mundësi tjetër.