Debate ne seancën per çështjen e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për ngjarjen e ndodhur në vitin 2008 në Gërdec, ku si pasojë e shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona.
Mbrojta ka kërkuar 85 dëshmitarë, mes tyre dhe ish-zv.sekretari i mbrojtjes së SHBA, ish-ministri i mbrojtjes së Gjermanisë, së Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, katër gjeneralë të NATO, përfaqësues të SAC, si edhe ish-ministrat shqiptarë Pandeli Majko, Besnik Mustafai, Ridvan Bode, Aldo Bumçi, Mimi Kodheli dhe ish-shefi i SHISH Bahri Shaqiri.
Prokuroria e posaçme kundërshton heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar me argumentin se nuk ekzistojnë kushtet ligjore mbeshtetur në vendimin unifikues të kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë.
Po ashtu kundër heqjes dorë pasi është e paligjshme është pretenduar edhe nga avokati i viktimave të veprave penale. Gjykata eshte tërhequr në dhomë këshillimi për të marrë një vendim.
emrat që ish-ministri Mediu kërkon të thirren si dëshmitarë në çështjen “Gërdeci”.
Aty bien në sy emrat e disa ish-zyrtarëve në kohën e qeverisjes së PD-së deri në vitin 2013. Gjithashtu dhe ushtarakë të huaj, gjeneralë që kanë shërbyer në NATO, si dhe emrat e ish-ministrave socialistë të mbrojtjes.