Besoj të gjithë e mbajnë mend debatin mes Eneda Tarifës dhe Lindita Halimi, por nëse e keni harruar po ua rikujtojmë ne.
Gjithçka ka nisur kur Eneda Tarifa fitoi festivalin e 54-t në RTSH me këngën “Përrallë”, me të cilën prezantoi Shqipërinë në Eurovizion. Fill pas kësaj fitore Lindita Halimi u shpreh publikisht kundër baladave, këngëve “depresive, dramatike dhe me britma”, që asokohe është marrë se i drejtohej pikërisht Enedës.
Për ironi të fatit, një vit më vonë Lindita Halimi u shpall fituese për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion me një baladë të titulluar “Botë” dhe Eneda nuk ia la mangut. Tarifa i ktheu përgjigje të drejtpërdrejtë me një status ku përsëriti të njëjtat fjalë që Lindita ishte shprehur duke theksuar se bota është portokall.
Këtë të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC ka qenë e ftuar Lindita Hailimi, e cila përpos rikthimit në Këngën Magjike, vëshirësitë dhe paragjykimet që ka hasur në fillimet e saj, ajo ka folur për herë të parë edhe mbi këtë debat.