Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë pjesën më të madhe të qarkut juglindor të Korçës gjatë natës.
Sipas të dhënave trashësia më e madhe e dëborës prej 10 cm është në Dardhë ndërsa në zonat e tjera varion 2-6 cm.
Aktualisht të gjitha akset nacionale janë të hapura por gjatë lëvizjes në to kërkohet kujdes i veçantë nga drejtuesit e mjeteve për shkak se si pasojë e temperaturave të ulëta ka prezencë akulli në rrugë.