Në gjysmën e muajit të dhjetorit kanë nisur dhe reshjet e para të dëborës në malësi.
Bëhet me dije se dëbora e parë ka nisur në Malësinë e Krujës, ku dëbora në disa zona ka shkuar në 7 cm. Ulje të djeshme temperaturash ka pasur në fshatrat Shkretë dhe në kampin e Qafshtamës, ku ka rënë edhe dëbora.
Edhe pse ka dëborë, nuk ka asnjë problem deri më tani dhe të gjitha rrugët janë të hapura.