Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në rrugë, në këto ditë me shi dhe reshje dëbore. Në veri të vendit, kontraktorët janë në punë pasi gjatë natës ka pasur reshje dëbore.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Rajonin Verior”, thotë ARRSH, teksa tregon dhe se në cilat akse është ndërhyrë dhe aktualisht lëvizet pa probleme.
“Në aksin Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore qarkullimi kryhet pa probleme. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.