Një nga momentet më të bukura të Big Brother ishte padyshim takimi i Donaldit dhe Romeos, me shumë emocione dhe surpriza. Por përpara këtij takimi pati edhe një tjetër çast që emocionoi finalistin e reality-t, një mesazh audio i Romeos ku i shprehte të gjithë dashurinë, tijën dhe të familjes.
Ndërkohë, në puntatën e fundit të emisionit “Më lër të flas”, Donaldi i ka bërë një surprizë të vëllait, duke i “kthyer borxhin” e emocioneve, madje edhe të lotëve. Kështu, ai i ka pregatitur një video me momentet më të bukura nga fëmijëria dhe shumë çaste të tjeta të jetës, shoqëruar me fjalët më të bukura që një vëlla mund t’i thotë të vëllait.
Sigurisht nuk munguan edhe fjalët “gjysma ime”, “demi vëllait” dhe “gjithmonë bashkë asnjëherë vetëm”.
© SYRI.net