Defender ’21”, stërvitja ushtarake ndërkombëtare, ku marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, testoi gatishmërinë e Forcave të Armatosura Shqiptare për operacionet e kërkim-shpëtimit.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga kjo stërvitje, ku po kryen manovra për testimin e gatishmërisë së Forcave të Armatosura (FA) shqiptare, për operacionet e kërkim-shpëtimit.
Pamjet filmike tregojnë pjesë të stërvitjes së përbashkët ushtarake, shqiptaro-amerikane, ku trupat shqiptare vihen në provë për shpejtësinë e reagimit.
Bashkëpunimi mes Forcës Ajrore dhe atyre speciale dhe aftësia për të lokalizuar në kohë të lënduarin dhe dhënien e ndihmës së shpejtë, është në fokus së stërvitjes që prezantojnë pamjet filmike.
Stërvitja ushtarake, e organizuar nga ushtria amerikane po zhvillohet në 7 baza të ndryshme në vendin tonë.
Stërvitja “Defender 21”, po kryhet në bazat ushtarake të Bizës, Kuçovës, Pashaliman, Farkë, Rinas, Durrës dhe Zall-Herr. Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane dhe është në vazhdën e partneritetit të fortë strategjik që vendi ynë ka me SHBA-në, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) po drejtojnë paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21” dhe pjesë e kësaj pakete është pjesëmarrja e forcave të vendeve aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj.
“Defender 21” që u çel më 4 maj dhe do të zgjasë deri në 9 qershor.
Shqipëria është një nga 16 vendet mirëpritëse në zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake. Forcat tona të Armatosura, përfaqësohen me rreth 1000 trupa.
Ndërkohë 28.000 trupa shumëkombëshe po kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, të shtrira në 12 vende. /j.p/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/172516538148915/