Degradon aksi Elbasan-Gjinar, shoferët: Dëmtimet nuk rikonstruktohen

0
109

Degradon rruga Elbasan-Gjinar. Në gjithë gjatësinë e saj, ky aks ka pësuar shkarje të trupit të rrugës ndërsa mungesa e sinjalistikës po vë në rrezik përdorimin e saj nga drejtuesit e mjeteve.

Lidh Elbasanin me zonën turistike të Gjinarit, por në gjithë gjatësinë e saj rruga prej rreth 25 km është dëmtuar.

Në disa pjesë të saj, rruga ka pësuar shkarje në trupin e saj, të cilat nuk janë rehabilituar.

Për drejtuesit e mjeteve ky aks po bëhet i rrezikshëm, jo vetëm prej dëmtimeve, por edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës.

Kërkesat e banorëve drejtuar Bashkisë së Elbasanit kanë qenë të shumta, por nuk kanë marrë kurrë një përgjigje konkrete veç premtimeve.

© SYRI.net