Një tunizian 33-vjeçar është vrarë me thikë nga miku i tij shqiptar në orët e vona të së dielës në Romë.
Vrasja është kryer pas një sherri midis të dyve, ndërkohë që autori, një punëtor shqiptar, i njohur për policinë, por i padënuar më parë, pa vendbanim fiks, është arrestuar tashmë.Sipas të dhënave të para, të dy kishin nisur të grindeshin në rrugë, të ndikuar edhe nga alkooli, kur shqiptari nxori thikën dhe e goditi viktimën befasisht disa herë në qafë dhe kokë.
Vdekja e tunizianit ishte thuajse e menjëhershme. Trupi i zhytur në një pellg gjaku u pa nga një kalimtar që njoftoi urgjencën, e cila e gjeti të vdekur tunizianin.
Karabinierët gjetën bluzën e përgjakur të autorit, i cili e kishte hedhur në një kosh plehrash, por ende jo thikën. Shqiptari 41-vjeçar e ka pranuar fajin gjatë marrjes në pyetje që zgjati gjithë natën.
© SYRI.net