Deklarata e parë për këtë vit/ Angela Merkel: “Solidariteti im shkon për Ukrainën”

0
110

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur për herë të parë mbi qëndrimin e saj ndaj luftës në Ukrainë.

Ajo shprehu solidaritetin për Ukrainën duke e cilësuar luftën si një “luftë barbare”. Kjo është deklarata e saj e parë, pas shumë muajsh në heshtje e pas kritikave të shumta për një mosreagim.

Kancelarja gjermane prej 14 vitesh, nuk pranoi të jepte këshilla të njëanësuara, por mbështeti përpjekjet e qeverisë, SHBA-së ,BE-së dhe vendeve të tjera për t’i dhënë fund luftës.

“Solidariteti im shkon për Ukrainën,” tha ajo, citon Reuters

Kancelarja foli dhe për tubacionin e gazit Nord Stream 2, i projektuar për të dërguar gazin rus në Gjermani, projekt i cili u anullua nga pasardhësi i saj Olaf Scholz.

Merkel shprehu nevojën e vazhdimit të bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin edhe pas aneksimit të Krimesë dhe konfliktit në Ukrainë që kanë çuar në vendosjen e sanksioneve perëndimore.