Dua Lipa pas mesnatës publikoi videoklipin e saj më të ri i cili është një bashkëpunim mes këngëtarëve J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy. Që në momentet e para të lançimit kjo këngë është pritur mjaft mirë por ajo që vodhi gjithë vëmendjen është protagonista në klip. Një këngë ritmike, bardh e zi dhe aktorja e famshme e serialit spanjoll ” La Casa De Papel”, Úrsula Corberó e kanë bërë këtë këngë një sukses të garantuar.
Klipi është xhiruar në shtëpinë e aktores dhe nëpërmjet postimit të fundit, Dua e ka falenderuar atë për pjesëmarrjen dhe punën e realizuar me aq profesionalizëm.
“UN DIA ka dalë tani – Unë shpresoj që kjo këngë t’ju çojë diku në ndonjë ishull… edhe nëse vetëm për një moment – Faleminderit @jbalvin @badbunnypr @tainy pasi dëgjova fjalët tuaja, prodhimin dhe tekstin, u emocionova që më kërkuat të shkruaj dhe të plotësoj historinë tënde. Shpresoj se kemi pikturuar pamjen ashtu si e kishit imagjinuar në radhë të parë. Faleminderit që më keni bërë pjesë të vizionit tuaj – UN DUA një falenderim special për @ursulolita mahnitëse dhe të talentuar për atë performancën e karantinës dhe @icoffeejr që gjithmonë je partneri im në shkrim”, shkruan ajo.
ora news