Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit do të zgjedhë nesër Këshillin e ri Kombëtar të PD-së.Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo tha se deputetët dhe kryetarët e rinj të degëve do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar për shkak të posteve që kanë.
Në listë bie në sy edhe kandidimi i Bleona Qeretit.
I nderuar Deputet i Partisë Demokratike,
Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore. Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike. Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805. Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!
(BalkanWeb)