Fundjava e futbollit shqiptar është njollosur nag disa episode të shëmtuara me arbitrat e ndeshjeve në shënjestër. Përveç problemeve që pati kryesorja Emanuela Rusta në Shkodër, në Delvinë tifozët shkuan edhe më larg duke plagosur me sende të forta kryesorin e sfidës kundër Elbasanit.
Në minutën e 50 të takimit, xhaketa e zezë Xhulio Agolli u shënjestrua me sende të forta gjatë një kontestimi të ashpër për një 11-metërsh që vendasit e kërkuan gjatë. Episodi ku një lojtar vendas u rrëzua në zonën e Elbasanit, u bë shkas që lojtarët të rrethonin arbitrin ndërsa ai u godit në kokë.
Ai u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa sfida nuk rifilloi më dhe në këtë mënyrë, AF Elbasani pritet ta fitojë 3-0 në tavolonë ndeshjen.