Del në gjyq ushtari i parë rus për krime lufte në Ukrainë

0
192

Një ushtar rus do të dalë sot në gjyq për vrasjen e dyshuar të një civili ukrainas të paarmatosur. Ky është rasti i parë i krimit të luftës që shkon në gjykatë që nga fillimi i pushtimit rus.

Vadim Shysimarin pritet të dënohet me burgim të përjetshëm sipas dënimeve të përcaktuara në seksionin e kodit penal të Ukrainës që trajton ligjet dhe zakonet e luftës.

Avokati i tij, Victor Ovsyanikov, tha se çështja kundër tij është e fortë, por vendimi përfundimtar mbi provat që kanë do të merret nga gjykata në Kiev, raporton AP news. Ai tha se ai dhe klienti i tij ende nuk kishin vendosur se çfarë deklarate do tëjapin.

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova ka thënë se po shqyrton më shumë se 10,700 krime  lufte që përfshijnë më shumë se 600 të dyshuar, duke përfshirë ushtarë rusë dhe zyrtarë qeveritarë.

GEAR Sh.p.k