Del nga “Benzi” dhe zihet me efektivin në Tiranë, reagon policia: 26-vjeçari, i droguar është arrestuar

0
14

Një 26-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se i riu nuk i është bindur urdhrit të policit për të ndaluar. Pas këtij veprimi polici ka fotografuar mjetin tp “Benz” të të riut dhe kjo ka sjellë që 26-vjeçari nën efektin e drogës të dalë nga mjeti dhe të përplaset me të.

NJOFTIMI

Në Tiranë, më datë 21.10.2024, rreth orës 16:50, u arrestua në flagrancë shtetasi Skerdi Lozi, i datëlindjes 06.12.1998, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “4 Dëshmorët”, banesë nr.1/1, i pa dënuar më parë.

Arrestimi u krye për veprat penale të “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” (nen ndikimin e lëndëve narkotike) dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, të parashikuara nga nenet 291 dhe 236 të Kodit Penal.

Rrethanat e ngjarjes:

Më 21.10.2024, rreth orës 12:10, në rrugën “Asim Vokshi”, pranë kryqëzimit të “Don Boskos”, shtetasi Skerdi Lozi duke drejtuar një automjet tip “Benz” me targa AB908ON, nuk respektoi urdhrin e një punonjësi të policisë rrugore për të ndaluar, duke vijuar lëvizjen. Punonjësi i policisë rrugore, Xhuliano Spahiu, i cili po menaxhonte trafikun, kishte dhënë sinjal të qartë për ndalimin e mjeteve që vinin nga rruga “Don Bosko” për të reduktuar fluksin e lëvizjes. Automjeti i drejtuar nga shtetasi Lozi nuk e respektoi këtë sinjal dhe vijoi lëvizjen.

Pas kësaj, punonjësi i policisë e fotografoi mjetin dhe gjatë këtij momenti drejtuesi i automjetit doli nga makina, filloi të ofendonte dhe të shtynte punonjësin e policisë. Ai u neutralizua dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë nr. 3.

Gjatë kontrollit, rezultoi se shtetasi Lozi drejtonte mjetin nën ndikimin e substancave narkotike, përkatësisht amfetaminës dhe kokainës.

Ndaj tij u vendosën masa administrative sipas Kodit Rrugor, në vlerë totale prej 38,000 lekë dhe iu zbritën 12 pikë nga leja e drejtimit. Arrestimi u krye në ambientet e paraburgimit të Komisariatit nr. 3, Tiranë.

Ky informacion është bërë publik për të rritur ndërgjegjësimin mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe bashkëpunimin me autoritetet për sigurinë e të gjithëve.

PAMJET E NGJARJES

Në lidhje me ngjarjen janë publikuar edhe pamje. Nga videoja e publikuar nga JOQ Albania shihet i riu i cili shtyhet me policin teksa i heq edhe kapelen.