Del Piero: Pirlo u tregua i mençur që e la Ronaldon rezervë

0
191

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, e ka pranuar se ka mbetur i befasuar nga fitorja e ish-skuadrës së vet kundër Lazios dhe beson se trajneri Andrea Pirlo bëri punë të mençur që e la Cristiano Ronaldon në bankën e rezervistëve në atë ndeshje.

Juventusi e mundi me rikthim 3:1 Lazion të shtunën në Allianz Stadium, me lojtarin kryesor Ronaldo në stol, transmeton  Gazeta Express.

Kampioni italian bëri lojë të shkëlqyer pas një fillimi të vështirë dhe kjo e ka lënë gojëhapur edhe legjendës e klubit.

“Nuk prisja një reagim të tillë sepse Juventusi ka hasur në vështirësi fizikisht në javët e fundit”, tha Del Piero.

Ronaldo ishte në stol kundër Lazios dhe u fut në lojë vetëm kah fundi i pjesës së dytë.

“Ishte një vendim i mençur nga Pirlo dhe ai. Juventusi fitoi pa gjashtë lojtarë titullarë. Ata pushuan dhe tani janë të gatshëm”, shtoi ai. /Gazeta Express