Një punonjëse e një banke të nivelit të dytë në Elbasan është konfirmuar sot pozitive me koronavirus. Për këtë arsye sot është bërë dezifektimi i godinës financiare, ndërsa pritet ti nënshtrohen tamponit edhe punonjës të tjerë të bankës.
Rasti i sotëm ka krijuar panik jo vetëm të kolegët e të infektuarës, por dhe te qytetarët që kanë frekuentuar bankën.
Me rastin e sotëm numri i personave aktiv me kovid në Elbasan shkon në 16, ndërsa një ditë më parë rezultuan pozitiv 4 persona, numri më i lartë që nga nisja e pandemisë.
Po sot humbi jetën një 60 vjecar i cili trajtohej prej disa ditësh te infektivi me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Elbasaniflash.al