Del vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: Mesazhet “SkyEcc” do cilësohen si prova

0
38

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur që përgjimet nga aplikacionet e komunikimit të koduar, si Sky ECC, mund të përdoren si prova ligjore në gjyqe.

Kjo vjen pas një rasti të ngjashëm në Mbretërinë e Bashkuar, ku dy të arrestuar që përdornin aplikacionin EnchroChat pretenduan se të dhënat e tyre ishin mbledhur në mënyrë të paligjshme nga autoritetet franceze dhe u përdorën në Britani për ndjekje penale. Gjykata e Strasburgut nuk e pranoi kërkesën e tyre, duke theksuar se ata duhet të kishin shfrytëzuar të gjitha shkallët e gjykimit në Francë, vendi ku u kryen përgjimet.

Ky vendim i Strasburgut pritet të ndikojë edhe në çështjet në Shqipëri, veçanërisht ato që lidhen me dosjen “Metamorfoza”, e cila u ndërtua pjesërisht mbi përgjimet e Sky ECC nga SPAK. Në Francë, gjykata e lartë ka konsideruar bisedat e regjistruara përmes Sky ECC dhe EnchroChat si prova të ligjshme, duke hedhur poshtë akuzat se prokurorët francezë nuk kishin ndjekur procedurat e duhura për verifikimin e të dhënave.

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ende nuk ka caktuar një datë për të shqyrtuar çështjen Sky ECC, ky vendim i Strasburgut dhe i gjykatave të tjera europiane pritet të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e legjitimitetit të këtyre provave në proceset gjyqësore në vend.

Del vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: