Delegatët e PD shkarkojnë nga detyra nënkryetarët e PD dhe sekretarin Bardhi, Kuvendi i radhës me 22 mars

0
153

Kuvendi i Foltores votoi sot për shkarkimin e katër nënkryetarëve të Partisë Demokratike, përkatësisht të Grida Dumës, Alfred Rushaj, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj dhe të sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi.

“Janë zgjedhur në kundërshtim me statutin.Ndalimi i ushtrimit të detyrave prej tyre.

Po kështu Kuvendi konstatimin e pavlefshmërisë të mbledhjes së konstiotuimit të kryesisë së PD të datës 15.11.2021 për mungesë kuorumi, konstatimin e pavlefshmërisë të vendimit të kryesisë. Anulimin e thirrjes publike për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD me 18 dhjetor”.

Foltorja do të mbajë Kuvendin e radhës të PD me 22 mars të 2022 me qëllim rishikimin e statutit të PD dhe zgjedhjen e organeve qëndrore. Rendi i ditës, ora dhe vendi i mbajtjes do të përcaktohen me një njoftim publik jo më vonë se 30 ditë para mbajtjes së Kuvendit.